Edhe Kadri Veseli kishte rënë në përgjime: Thoshte se Aleksandër Lumezi na duhej andej!

Aktuale

Edhe Kadri Veseli kishte rënë në përgjime: Thoshte se Aleksandër Lumezi na duhej andej!

Më: 19 qershor 2019 Në ora: 18:46
Kadri Veseli

Ishte viti 2011 kur Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi kishte tentuar të bëhej pjesë e Partisë Demokratike të Kosovës. Një gjë e tillë ishte bërë publike nga përgjimet e rastit “Pronto” të cilat i kishte siguruar Kohavisioni.

Disa incizime të bisedave të atij viti mes Adem Grabovcit, Kadri Veselit, Besim Beqajt dhe Hashim Thaçit, kishin lënë të kuptohej për afrinë e Lumezit me PDK-në, në kohën kur ai ka qenë kryeprokuror i Prokurorisë së Qarkut në Prishtinë.

E në një moment në këto përgjime dëgjohet edhe tashmë kryetari i PDK-së, Kadri Veseli që sot në një konferencë për medie tha se ka liruar nga “detyra të gjithë të emëruarit politikë nga kjo parti që janë të akuzuar për korrupsion dhe nepotizëm dhe dukurive të neveritshme të abuzimit”

Në këto video-incizime, Veseli dëgjohet teksa thotë se Leka ( kur Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi) mund t’i ndihmojë edhe nga pozita ku ishte, për çka kishte mbështetjen e tyre, të PDK-së.

Në këtë video biseda e parë, e zhvilluar mes ish-kreut të Grupit parlamentar të PDK-së, Adem Grabovci, dhe ministrit të atëhershëm nga radhët e PDK-së, Besim Beqaj, thuhet të jetë bërë në kohën kur Grabovci dhe Beqaj kishin koordinuar një takim me Lumezin, në të cilin Grabovci ishte vonuar paksa.

Më poshtë biseda mes Veselit e Grabovcit:

Grabovci: Jam me Beqën edhe me Lekën, kandidatin që biseduam..

Veslei: A të fortë të fortë!

Grabovci: A je dakord me bisedu edhe me ata?

Veseli: Vallahin kurrë ma dakord nuk jom kon?

Grabovci: Për qata pranova me u taku me të.

Veseli: Mos u ngut se me na e pshtjellë punën. Edhe me atë shokun tonë kemi mu taku…

Pas përfundimit të takimit mes Grabovcit e Lumezit, Grabovci e kishte telefonuar sërish të parin e PDK-së, Kadri Veselin për t’i raportuar për takimin me të.

Veseli: Kesh me njanin edhe m’tha se ma i mirë se ai nuk ka.

Grabovci: I thash që kam bisedu me të (Me Veselin) edhe i thash se ai njeri na vyn shumë, pe din ti. Edhe pa kon 100% që shkojmë më të nuk bon me e hjek prej aty.

Veseli: E mirë shumë, qashtu…

Ndryshe, kreu i PDK-së sot ka konfirmuar se partia që drejton nuk do të kandidojë e as nuk do të mbështesë kandidatët e asnjë subjekti politik që kanë aktakuza të konfirmuara.

Veseli po ashtu ka liruar nga detyra edhe të gjithë të zgjedhurit brenda strukturave drejtuese të PDK-së që kanë aktakuza të konfirmuara dhe ky pezullim i funksioneve të tyre siç tha ai, vlen deri në aktgjykime. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat