Ja çfarë thotë politologu, për vendimin e sotëm të Kadri Veselit

Aktuale

Ja çfarë thotë politologu, për vendimin e sotëm të Kadri Veselit

Nga: Z.B Më: 19 qershor 2019 Në ora: 19:13
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, njëherësh edhe kryeparlamentari i Kosovës, sot ka larguar nga të gjitha pozitat partiake dhe institucionale të gjithë zyrtarët e PDK-së që kanë aktakuza të konfirmuara nga institucionet e drejtësisë.

Këtë e ka bërë të ditur PDK përmes një komunikate për media, ku ka njoftuar se ka liruar nga detyra ministrin e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Besim Beqaj, zëvendësministrin e FSK-së Agim Çeku dhe Nijazi Kryeziun, të cilët janë në procese gjyqësore.

Image
Ramush Tahiri

“PDK nuk do të kandidojë persona të cilët kanë aktakuza që ndërlidhen me dyshime për keqpërdorim të pozitës zyrtare, korrupsion, ose nepotizëm, në asnjë pozitë publike. Dhe, as nuk do t’i mbështesë kandidatët e tillë që mund të propozohen nga partitë tjera ose qytetarët”, tha Veseli.

Ndërsa për vendimin e sotëm nga kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, politologu Ramush Tahiri, foli për gazetën “Bota sot”, ku theksoi se kjo është gjë shumë e mirë dhe qëndrim shumë i drejtë në respektim të ligjit dhe të rendit.

Sipas tij, kjo edhe i ndihmon politikës së duarve të pastra, luftimit të krimit të organizuar dhe të korrupsionit, dhe sidomos duke nisur nga institucionet dhe nga strukturat e larta partiake.

Ai theksoi se askush nuk duhet të ndihet mbi ligjin dhe i paprekshëm, ngase, sic thotë ai, duke pritur vendimin përfundimtar të rrijë rehat dhe në një formë i mbrojtur në institucione dhe i mbështetur në parti.

“Më herët Kosova pati vështirësi në heqjen e imunitetit ose në largimin nga pozitat shtetërore në nivel qëndror dhe në nivel lokal dhe patëm rastin që para gjyqit paraqitej ministri, zëvendës kryeministri, drejtori i drejtorisë, kryetari i komunës e të tjerë duke u thirrur në parimin e lrezymimit të pafajësisë deri në marrjen e vendimit përfundimtar e të plotëfuqishëm nga gjykata”, tha po;itologu Tahiri.

Tutje, Tahiri ka potencuar se është mirë që Kadri Veseli, si kryetar i PDK-së e paska këtë fuqi të vendimmarrjes jo vetëm morale por edhe praktike e si duket edhe disi ligjore.

“Ky është zbatim i një larimi të mirëpritur nga opinioni që sigurisht se do të shprehet edhe në vota dhe në përkrahje. Ky parim i bënë qytetarët të barabartë përlara ligjit duke shmangur presionin dhe ndikimin nga pozita e pushtetit në organet e hetuesisë dhe të drejtësisë”, përfundoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat