Haradinaj: Gjithë popullit kroat, urime Dita Nacionale e juaja, që është edhe festë e jona

Aktuale

Haradinaj: Gjithë popullit kroat, urime Dita Nacionale e juaja, që është edhe festë e jona

Nga: H.O. Më: 19 qershor 2019 Në ora: 21:00
Ramush Haradinaj

Kryeministri Ramush Haradinaj në një postim të tij në Facebook ka shkruar se Kroacia dhe Kosova ndër vite kanë krijuar lidhje të veçantë mes vete.

Haradinaj madje ka uruar gjithë popullin kroat për Ditën Nacionale të tyre, që tha se është edhe festa jonë.

Postimi i plotë:

Kroacia dhe Kosova kanë krijuar ndër vite lidhje të veçantë mes vete.

Në festimin e Ditës Nacionale të Kroacisë, i ftuar nga Ambasadorja Marija Kapitanović kisha nderin që në këtë moment tē rëndësishëm për shtetin tonë mik të shpreh falënderimin e mirënjohjen e thellë për gjithë mbështetjen e parezervë të Kroacisë në rrugën shtetndërtuese dhe integruese të shtetit tonë.

Gjithë popullit kroat, urime Dita Nacionale e juaja, që është edhe festë e jona!

RH

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat