Milaim Zeka takohet me të dënuarin për drogë: Veç për seks kemi folur

Aktuale

Milaim Zeka takohet me të dënuarin për drogë: Veç për seks kemi folur

Më: 19 qershor 2019 Në ora: 22:27
Milaim Zeka

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Milaim Zeka i cili së fundmi ka paralajmëruar krijimin e një partie të re është takuar sot me “bosin e drogës shqiptare” Naser Kelmendin i cili është i dënuar më 6 vite burgim nga Gjykata Themelore e Prishtinës.

Milaim Zeka ka konfirmuar takimin teksa ka thënë se nuk ka qenë i planifikuar. Ai ka thënë se takimi mes tij dhe Kelmendit ka qenë rastësor.

Zeka ka thënë se ka qenë duke pirë kafe me miq dhe me familjarë përderisa i është bashkuar edhe Kelmendi në tavolinë. Zeka ka hedhur poshtë çdo mundësi që takimi i tij me Kelmendin të lidhet me partinë e re.

“Në qoftë se takona në zyre me Naser Kelemendin, dhe asnjë takim nuk e kam sekret dhe me të jam takuar në kafe rastësish”

“Takim e konsideroj kur e lë me u taku me dikë, unë në kafe jam në rrugën B me miq dhe me familjar të mi. Erdh Naseri dhe kurrfarë fshehtësie nuk e kam me qëndruar me Naserin. Me Naserin veç për seks kemi fol se nuk kam kurrfarë fshehtësi me u taku me njerëz fshehurazi”, ka deklaruar Zeka për Insajderin.

Gjykata Themelore në Prishtinë kishte dënuar Naser Kelmendin me 6 vjet burg në fund të procesit gjyqësor ndaj tij. Ai ishte gjetur fajtor në pikën e akuzës për posedim me qëllim të shpërndarjes së narkotikëve” ndërsa është shpallur i pafajshëm në tetë pika të tjera, përfshirë edhe ato për krim të organizuar dhe vrasje.

Naser Kelmendi akuzohej për vrasje të rëndë, krim të organizuar, blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje të paautorizuar të narkotikëve të rrezikshëm dhe substancave psikotropike dhe prodhim e përpunim të paautorizuar të narkotikëve të rrezikshëm dhe substancave psikotropike.

Në anën tjetër Milaim Zeka është i akuzuar në lidhje me mashtrimin e 920 personave me viza pune në Gjermani, ku dyshohet se së bashku me ortakun e tij Ilir Krasniqi kishin mashtruar.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat