Veseli: Askush nuk do të mund të më ndalë

Aktuale

Veseli: Askush nuk do të mund të më ndalë

Më: 19 qershor 2019 Në ora: 22:43
Kadri Veseli

Para pak ditësh, Kadri Veseli e dha një deklaratë befasuese kur u zotua se asnjë anëtar i PDK-së që ka aktakuzë nuk do të mund të ushtrojë funksion publik, duke paralajmëruar kështu reforma në partinë e tij.

Kryetari i rizgjedhur i PDK-së foli në lidhje më këto premtime në emisionin ZONA B, duke thënë se së shpejti do të shihen hapat konkretë dhe se nuk do të zmbrapset nga synimet dhe vizionet e tij.

“Nuk ka idealizëm, ka qëndrim parimor, ka interes të qytetarëve. Ne duhet t’ua rrisim besimin qytetarëve. Kam kërkuar dhe do të ndodhë, përndryshe unë nuk jam kryetari i PDK-së. Sapo e kam marrë mandatin që dy ditë, kam vizion shumë të qartë dhe të drejtpërdrejtë”.

“Nuk do të lejoj që këtë vizion të ma ndalë asgjë përpara. E di që kam me pas goditje që janë edhe jo fer, por jam i vendosur dhe s’e kam ndërmend me u ndal. Unë e di se çfarë i duhet qytetarëve, unë e di se për çfarë ka nevojë kryesori im, ai është djali im dhe si ai edhe të rinjtë tanë. Do të ketë punësim në mënyre meritore, ku njerëzit kanë mundësi të zhvillojnë biznesin. Ne nuk qëndrojmë si rampa për pengesa, këto  kanë me u çrrënjos. Këto kanë më ndodhë. Mundësi për të gjithë”.

“Nuk e kam ndërmend me e kuq veten para qytetarëve të mi. Kam nevojë për përkrahje dhe besim më të madh. Ky është koncept që do vendosmëri, që s’frikësohet, ka vizion, nuk është hakmarrës. Do të ketë mundësi për gjithkë që ka vizion, aftësi”.

“Kriza më e madhe është e mungesës së besimit. Mos me i lënë të rinjtë me na ik sepse janë aset i jashtëzakonshëm”.

“Do të kërkoj përkrahje në çdo cep të vendit, pavarësish bindjes së tyre politike, kjo është rruga. Edhe ata që kanë dalë jashtë shtetit nuk e kanë bërë prej qejfit. Boll na ka ikur një pjesë e madhe”.

“Ky është vendim i pakthyeshëm. Kam plan dhe iniciativë që do të jetë publike dhe konkrete. Unë jam kryetari i këtij koalicioni bashkërisht, do ta bisedojmë bashkërisht, kam plan konkret. Do të ketë iniciativë të ndërmarrë që do të jetë publike, nuk do ta përmend kohën. Më mbani për fjale. Ata që janë më të mirë do t’u jepet mundësia, do të punësohen…”

“Më kryesore është që njerëzve duhet t’u rikthejmë besimin dhe shpresën. Orientimi do të jetë ky, vendimmarrje do të ketë shumë të shpejta dhe konkrete që ndërlidhen me këtë vizion. Nuk do ta humbim Kosovën edhe 20 vjet pas lufte. Askush nuk do të mund të më ndalë”.

“Jam futur në jetën politike, kam qëllim. Tërhiqem veç prej egos, por asnjëherë nga përgjegjësia. Ky vizion ka marrë rrugë dhe jam i bindur në përkrahje edhe më të fuqishme. Në një Kosovë ku ekonomia e lirë e tregut bazohet në konkurrencë fer dhe ndërmarrësi. Këto koncepte janë të pashmangshme. Përndryshe,  lufta kundër korrupsionit dhe nepotizmit është kushti kryesor. Jam i bindur në këtë vizion dhe do të punoj deri në fund”.

Ndërkaq në lidhje me problemet e liberalizimit të vizave ndaj shtetasve tanë, Veseli u shpreh se nuk duhet t’u lihet faji vetëm pozitës por edhe opozitës, meqë sipas tij, këta të fundit po rrinë anash.

“Opozita duhet të ofrojë edhe konceptin alternativë dhe jo vetëm akuza. Ne duhet të ndryshojmë vet për ta ndryshuar Kosovën. Në këtë rast duhet të merr përgjegjësi edhe opozita përveç pozitës. Duhet të ketë një balancë në mes të Kosovës dhe Serbisë për faktin se nëse prishet balanci ka anshmëri”, u shpreh ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat