Ministri i Mbrojtjes: Bashkë me NATO-n do ta mbrojmë Kosovën, askush s’na ndal me shku në veri - Bota Sot
Ministri i Mbrojtjes: Bashkë me NATO-n do ta mbrojmë Kosovën, askush s’na ndal me shku në veri

Aktuale

Ministri i Mbrojtjes: Bashkë me NATO-n do ta mbrojmë Kosovën, askush s’na ndal me shku në veri

Më: 19 qershor 2019 Në ora: 23:32
Rrustem Berisha

Ministri i Mbrojtjes, Rrustem Berisha ka thënë se FSK’ja do të reagojë në rast se cenohet integriteti territorial i Kosovës në veri të Mitrovicës.

Kur është pyetur se nëse FSK mund të shkojë në veri, ai tha “Kjo është një çështje që është biseduar shumë edhe me shtetet e NATO’s. Ata janë thirrur në deklarimet e vitit 2013 kur kemi marrë leje nga ndërkombëtarët për të shkuar në veri. Por tani ne kemi mandat tjetër”.

Tutje, në Rubikon të KTV’së, Berisha ka thënë se sfidat me të cilët përballet veriut nuk janë për ndërhyrje të FSK’së, por luftim i krimit të organizuar.

“E vlerësojmë situatën dhe ambientin në veri të Kosovës. Sfida në veri nuk është për ndërhyrje të FSK’së, por e luftimit të krimit të organizuar e strukturave paralele. Nuk është detyrë që lidhet drejtpërdrejt me FSK’në”, ka thënë ai.

Tutje, ai shtoi se askush s’mund ta ndal FSK’në për të shkuar në veri.

“Për momentin nuk ka nevojë për kufizime. Askush s’mund ta ndalojë FSK’në, nëse cenohet integriteti territorial i vendit. nëse cenohet siguria e Kosovës nga jashtë, FSK’ja shkon në veri. Detyrat nga brenda janë përgjegjësi e institucioneve të Kosovës. Nuk ka shtet që na ka njohur veç deri te Lumi Ibër, por e kanë njohur territorin e Kosovës 100 për qind”, shtoi ai.

Synimi ynë është të integrohemi në NATO. S’e shohim NATO’n e KFOR’in si armik, por duam të bëhemi pjesë e tyre. Duam paqe në rajon”.

“Do ta mbrojmë Kosovën bashkë me NATO’n”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...