Miftaraj: Veseli la derën hapur që të larguarit nga pozitat të kthehen

Aktuale

Miftaraj: Veseli la derën hapur që të larguarit nga pozitat të kthehen

Më: 19 qershor 2019 Në ora: 23:57
Ehat Miftaraj

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka larguar sot nga të gjitha pozitat partiake dhe institucionale të gjithë zyrtarët e PDK-së që kanë aktakuza të konfirmuara nga institucionet e drejtësisë.

Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), këtë vendim e ka quajtur si një ndër më të mirët që është marrë nga partitë politike, megjithatë sipas tij është vendim i vonuar.

“Duke mos dashur ta çojmë në zenit apo ta falënderojmë tash kryetarin e rizgjedhur të Partisë Demokratike për një vendim të tillë, pasi që do ta përsëris edhe njëherë është obligim, pasiqë një shtet si Kosova, një shtet i cili aspiron të jetë pjesë e Bashkimit Evropian në asnjë rrethanë nuk mund të lejojë që në mesin e saj të ketë persona që kanë probleme me ligjin.”, tha Miftaraj.

Ai tutje shtoi se me këtë vendim beson se është hedhur një hap tutje edhe tek partitë tjera politike, po ashtu Miftaraj sygjeroi edhe Kryeministrin Ramush Haradinajn që të shkarkojë nga detyra persona të tillë.

“Zotëri Veseli sot e mor një vendim nuk e pat forcën të thotë i shkarkoj nga detyra gjithë këta persona që kanë probleme me ligjin, por i liroj dhe në njëfarë mënyre e la derën hapur që të njëjtit të kthehen duke paragjykuar se të njëjtin mund të lirohen e dorën në zemër me këtë sistem të drejtësisë së të njëjtit mund të lirohen.”, u shpreh Miftaraj në “Click”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat