Godet ish shoku i Thaçit: Pse të shkarkohet agjenti serb i BIA-së dhe të mbahen spiunët shqiptar si Zyrapi, Bytyçi, Shala e Gashi

Aktuale

Godet ish shoku i Thaçit: Pse të shkarkohet agjenti serb i BIA-së dhe të mbahen spiunët shqiptar si Zyrapi, Bytyçi, Shala e Gashi

Nga: N.Sh Më: 20 qershor 2019 Në ora: 09:55
Hashim Thaçi

Ish-shoku i studimeve të presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, veprimtari dhe ish-anëtari i Partisë Parlamentare të Kosovës, Sali Rexhaj e ka komentuar veprimin e fundit të Thaçit, i cili e shkarkoi nga posti i këshilltarit ish-agjentin e BIA-së serbe, Branislav Nikoliq.

Rexhaj thotë se është e pamoralshme të shkarkohet serbi dhe të mbahen shqiptarët agjent e spiunë të tjerë në këto poste.

Ai ka përmendur edhe emrat e atyre që kanë bashkëpunuar apo kanë kontakte me shërbimet sekrete të ish-Jugosllavisë.

“Nuk është e moralshme nga ana e Thaçit që të shkarkohet një agjent i BIA-së vetëm se është serb, kurse të mbahen agjentet e spiunët tjerë, si këshilltar vetëm se janë shqiptar.

Zyrapi, Bytyqi, Shala, Gashi...secili ka punuar ose ka kontakte të forta me shërbime sekrete te ish-Jugosllavisë.

Ose duhet të shkarkohen të gjithë, ose të mbahen bashk pa diskriminim etnik”, shkruan Rexhaj në Facebook, transmeton gazeta “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat