Haradinaj falënderon miqtë që strehuan familjet shqiptare në ditët e vështira

Aktuale

Haradinaj falënderon miqtë që strehuan familjet shqiptare në ditët e vështira

Më: 20 qershor 2019 Në ora: 10:06
Ilustrim

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj në Ditën Botërore të Refugjatëve, ka thënë se Kosova më së miri e di këtë ndjenjë të largimit nga atdheu, veçanërisht në vitet ‘99, në kërkim të shpresës dhe ikjes nga gjenocidi serb.

“Bashkëndjejmë me të gjithë ata njerëz që braktisën tokën e shtëpitë e tyre për shkak të konflikteve të dhunës dhe luftës, apo keqtrajtimeve të ndryshme. Kosova më së miri e di këtë ndjenjë të largimit nga atdheu, veçanërisht në vitet ‘99, në kërkim të shpresës dhe ikjes nga gjenocidi serb. Po sot, shpreh respektin më të lartë ndaj të gjithë miqve tanë kudo nëpër botë që strehuan familjet shqiptare në ditët më të vështira”, ka shkruar ai në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat