Besim Beqaj jep dorëheqje nga posti i ministrit

Aktuale

Besim Beqaj jep dorëheqje nga posti i ministrit

Më: 20 qershor 2019 Në ora: 10:56
Besim Beqa

(E plotësuar) - Pas deklaratave të djeshme të kryetarit të PDK-së, Kadri Veselit për t’u liruar nga detyra të gjithë zyrtarët e PDK-së, të cilët kanë aktakuza, ministri i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Besim Beqaj nga radhët e PDK-së sot dha dorëheqje nga ky post.

Vendimin e tij për t’u larguar nga pozita e ministrit, Beqaj e bëri publik sot në një konferencë për media.

Ministri Beqaj, i cili është pjesë e akuzës në rastin “Pronto”,  theksoi se sot në mëngjes ka derguar letër dorëheqjen te kreministri Haradinaj.

Ai ka thënë se aktakuza është pa bazuar dhe drejtësia do ta vërtetojë pafajësinë e tij

Beqaj flet pas shkarkimit nga Veseli (Drejtpërdrejt)

Ministri i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Besim Beqaj, po mban konferencë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat