Opinionisti nga Shqipëria e sulmon ashpër Thaçin

Aktuale

Opinionisti nga Shqipëria e sulmon ashpër Thaçin

Nga: N.Sh Më: 20 qershor 2019 Në ora: 12:13
Hashim Thaçi

Opinionisti Lis Bukuroca ka folur për skandalin që ka ndodhur në Presidencën e Kosovës, ku një agjenti BIA-së serbe ishte këshilltar i presidentit Hashim Thaçi.

Bukuroca thotë se në vend që të jep dorëheqje Hashim Thaçi ai e përjashtoi këshilltarin nga puna.

Ai pyet se Kosova është bërë si i konvenon Serbisë, pasi UDB është e pranishme kudo.

“Kryetari përjashtoi këshilltarin e vet, i cili ishte nëpunës i Shërbimit Sekret Serb, në vend se të dorëhiqej! Sa shqiptarë gjenden në rrethin e tij si nëpunës të Serbisë?

Po ku ka shtet, opozitë, popull e Kuvend në botë, që vështron i qetë, kur merret vesh se armiku, po këshillonte kryetarin e shtetit?! A ka opozitë, që mbron interesat nacionale? A ka një deputet Kuvendi, që donë shtetin e Kosovës?

A nuk shihni se Kosova është bërë si i konvenon Serbisë, sepse UDBA është e pranishme kudo?

Pse urreni gati kolektivisht shtetin e Kosovës? Pse nuk e doni? Atë që njeriu e donë, e mbron! Pse urreni shtetin e Kosovës? Nuk ka asnjë protestë, asnjë nismë në Kuvend për ta rrëzuar Thaçin?! Pse duroni rrënimin e shtetit të Kosovës? Pse?!”, shkruan Bukuroca në Facebook, transmeton gazeta “Bota sot”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat