Kërkohet dorëheqja e Kadri Veselit

Aktuale

Kërkohet dorëheqja e Kadri Veselit

Nga: A.M. Më: 20 qershor 2019 Në ora: 14:33
Liri Loshi

Ish pjesëtari i UÇK-së, Liri Loshi, ka kërkuar që të dorëhiqet Kadri Veseli nëse të shkarkuarit nuk dorëhiqen deri sonte në orën 24.

Ai në një postim në Facebook, ka shkruar se “nëse nuk ndodh kjo, verjani dryrin krejt, para se t’ju hyn populli e t’ju nxjerr nga zyrat”

Postimi i plotë:

Brenda ditës së sotme është dashur të dorëhiqen të gjithë të “nominuarit” e PDK-së për dorëheqje. Është dorëhequr vetëm një. Kanë kohë deri sonte në ora 24.00. Nëse nuk ndodh kjo, të dorëhiqet vetë Kadri Veseli. Nëse nuk ndodh kjo, verjani dryrin krejt, para se t’ju hyn populli e t’ju nxjerr nga zyrat. Populli!!!?

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat