KMDLNJ: Mbyllja e kazinove dhe lojërave të fatit, nuk po jep rezultatet e pritura

Aktuale

KMDLNJ: Mbyllja e kazinove dhe lojërave të fatit, nuk po jep rezultatet e pritura

Më: 20 qershor 2019 Në ora: 14:52
Ilustrim

Kuvendi i Kosovës ka miratuar një rezolutë që të mbyllen kazinot dhe lojërat e fatit për një periudhë 10 vjeçare.

Për këtë ka reaguar Këshilli për mbrojtjen e të drejtave e të lirive të njeriut, KMDLNJ, duke thënë që mbyllja e kazinove dhe lojërave të fatit nuk do ta ulë shkallën e kriminalitetit.

“Mbyllja e kazinove dhe lokacioneve të lojërave të fatit sipas KMDLNj-së nuk do ta ulin shkallën e kriminalitetit por rrItja e pranisë së shtetit ligjor, kontrollet dhe mbikëqyrja e rregulltë, duke i detyruar t’i përmbahen rregullave fiskale, sigurisht se do të ndikonin dhe do të kontribuonin në uljen e krimit si dhe në rritjen e shkallës së mbledhjeve të taksave dhe tatimeve e që nuk është bërë deri më tani”.

Sipas KMDLNJ e drejta e të bërit biznes dhe e drejta për punë janë të drejta të njeriut.

“E drejta e të bërit biznes dhe e drejta për punë janë të drejta të njeriut dhe askush nuk ka të drejtë dhe nuk mund të paragjykojë se cili biznes apo veprimtari mund ta rrisë shkallën e kriminalitetit. Dështimi i institucioneve të shtetit dhe moszbatimi efektiv i ligjit krijon kushte për rritje të shkallës së kriminalitetit dhe krimit të organizuar”.

“Ata që e propozojnë ligjin e ri për lojëra të fatit duhet të kenë parasysh të drejtat e njeriut dhe KMDLNj nuk mendon se pezullimi 10 vjeçar e zgjidhë problemin. Pezullimi 10 vjeçar është i kundërligjshëm sepse nuk kemi një vednim të gjykatës kompetente. Përkundrazi , vetëm sa do të shtohet numri i lokacioneve ilegale ku do të zhvillohet kjo veprimtari tash edhe pa kontrollë edhe simbolik të shtetit”, thonë nga KDMLNJ.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat