Pozitë e opozitë, zyrtarët e lartë shtetërorë që kanë aktakuza

Aktuale

Pozitë e opozitë, zyrtarët e lartë shtetërorë që kanë aktakuza

Më: 20 qershor 2019 Në ora: 15:09
Foto ilustruese, Kadri Veseli, Besim Beqaj

Largimi i Besim Beqajt nga posti i ministrit, Agim Çekut nga pozita e zëvëndësministrit, dhe disa zyrtarëve të tjerë të PDK-së, po shihet në vend si një “frymë” e re.

Por, në institucionet e larta të shtetit të Kosovës ka edhe disa zyrtarë të tjerë të lartë që kanë aktakuzë, gjersa zënë pozita të larta institucionale.

Ministri i Mbrojtjes, Rrustem Berisha ka aktakuzë në rastin e veteranëve. Në këtë rast, aktakuzë ka edhe deputeti i Kuvendit të Kosovës, Shkumbin Demaliaj.

Me gjyqin po përballet që një kohë dhe ka akuzë të ngritur edhe kryetari i Istogut, Haki Rugova. Nënkryetari i LDK-së po përballet me veprën penale, konflikt i interesit.

NISMA “përfaqësohet” me një zyrtar të lartë shtetëtorë që ka aktakuzë. Zëvendësministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZHR), Vesel Krasniqi ka aktakuzë për vepër penale të vetëgjyqësisë dhe të asgjësimit apo dëmtimit të pasurisë.

Me aktakuzë për mashtrim, pastrim parash dhe smangie në tatim përballet edhe deputeti Milaim Zeka, i cili për pak ditë pritet të themelojë një parti të re në skenën politike kosovare.

Me akuza janë edhe dy deputetët e PSD-së, Frashër Krasniqi e Dardan Molliqaj për sulmet në Kuvendin e Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat