Ramush Haradinaj: Po zvogëlojmë numrin e të papunëve

Aktuale

Ramush Haradinaj: Po zvogëlojmë numrin e të papunëve

Nga: v.r Më: 20 qershor 2019 Në ora: 15:35
Qeveria e Kosovës

Kryeministri Ramush Haradinaj, në një deklaratë nëpërmjet llogarisë së tij personale në Facebook, ka thënë se, duke u bazuar në të dhënat e Agjencisë së Statistikave të Kosovës, shkalla e papunësisë është ulur në krahasim me muajt e kaluar, shkruan Bota sot.

Postimi plotë I Ramush Haradinajt:

Bazuar në të dhënat zyrtare të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, shkalla e papunësisë në Kosovë, është ulur në 26.9 %, për periudhën Janar – Mars 2019 në krahasim me periudhën Tetor – Dhjetor 2018 që ishte 31.6%.

Këto statistika tregojnë edhe një fakt, që ulja e papunësisë ka ndodhur në grupmoshat 15-54 vjeçare. Nga 57.3 % të të papunëve nga kjo grupmoshë, tremujori i parë i 2019-tës, tregon një ulje për 7%, konkretisht 50.6 për qind.

Këto statistika, janë lajm i mirë për gjithë qytetarët tanë dhe dëshmi e zhvillimit të brendshëm ekonomik, megjithëse për Qeverinë e vendit, mbetet shqetësim i vazhdueshëm shkalla e papunësisë në vend.

Në këtë përpjekje, do të vazhdojmë angazhimin tonë, për të fuqizuar zhvillimin ekonomik të vendit, duke mbështetur prodhuesit tanë dhe duke tërhequr investime të huaja direkte, të cilat çojnë në hapjen e vendeve të reja të punës dhe rritjen e përgjithshme ekonomike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat