Bytyqi takon grupin e miqësisë Kosovë-Kroaci, flasin për shkëmbim të nxënësve

Aktuale

Bytyqi takon grupin e miqësisë Kosovë-Kroaci, flasin për shkëmbim të nxënësve

Më: 20 qershor 2019 Në ora: 16:27
Pamje nga takimi

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi ngjatë një takimi me grupin e miqësisë ndërparlamentare Kosovë-Kroaci, të prirë nga deputetja e Parlamentit të Kroacisë, Ermina Lekaj Prljaskaj, kanë biseduar për mundësinë e zgjerimit të bashkëpunimit në fushën e arsimit në mes dy vendeve, me theks të veçantë mundësitë e shkëmbimit të nxënësve, si dhe mundësitë për mësimin e gjuhës kroate në Kosovë dhe anasjelltas.

Gjatë këtij takimi me grupin e miqësisë ndërparlamentare Kosovë-Kroaci, Bytyqi ka shprehur gatishmërinë e tij për të thelluar bashkëpunimin me Ministrinë e Arsimit të Kroacisë, me qëllim që të krijohen mundësi të mira shkollimi për nxënësit dhe studentët shqiptarë që jetojnë në këtë vend, por edhe të rinjtë tjerë nga Kosova që dëshirojnë të shkollohen në Kroaci.

“Tashmë ekziston një Memorandum Bashkëpunimi ndërmjet dy vendeve, por se mund të plotësohet e ndryshohet me pëlqimin e dy palëve, sipas nevojave e trendëve bashkëkohore të arsimimit dhe edukimit”, k shkruar ai në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat