Zëvendës-shefi i EULEX-it vizitoi pikë-kalimin e përbashkët kufitar mes Kosovës dhe Serbisë

Aktuale

Zëvendës-shefi i EULEX-it vizitoi pikë-kalimin e përbashkët kufitar mes Kosovës dhe Serbisë

Më: 20 qershor 2019 Në ora: 16:45
Foto ilustrim

Zëvendës-shefi i EULEX-it ka vizituar ditën e djeshme pikë-kalimin e përbashkët kufitar (PPK) të dytë të financuar nga BE-ja në Kosovë.

Në këtë vizitë Bernd Thran, qëndroi sëbashku me Këshilltarin Doganor për Menaxhimin e Integruar të Kufirit (MIK) Alan Ëilson si dhe me përfaqësuesin e UNOPS-it, që e ka zbatuar projektin e ndërtimit me fonde të BE-së.

Ky pikë-kalim i sapondërtuar, e cila pasi të funksionalizohet plotësisht do ta shkurtojë në mënyrë të konsiderueshme kohën e pritjes për udhëtarët, është ndërtuar sipas të njëjtave standarde të larta sikur edhe PPK në Merdarë, duke e përfshirë dizajnin e saj të përshtatshëm mjedisor. Gjatë javëve të ardhshme, UNOPS-i do t’ia dorëzojë menaxhimin e kësaj PPK-je autoriteteve të Kosovës.

Zëvendës-shefi i EULEX-it u shpreh se ky pikë-kalim i përbashkët kufitar do të ishte për keqardhje nëse do të hasim në pengesa që e bëjnë ketë projekt të dështojë.

“Ndërsa kjo pikë-kalimi e përbashkët kufitare e mrekullueshme do t’i plotësojë në mënyrë të përkryer nevojat e qytetarëve që kalojnë nëpër të nga të dyja drejtimet, do të ishte për keqardhje dhe plotësisht e shmangshme nëse do të hasim në pengesa të cilat do ta ndalojnë këtë projekt të shkëlqyeshëm që të bëhet plotësisht funksional ashtu siç e kemi parë me PPK-në në Merdarë”.

Sipas Thran, kjo PPK do të bëjë ndryshim të madh në trafikun e automjeteve gjatë stinës së verës.

“Siç e dimë, trafiku i automjeteve gjatë stinës së verës për në Kosovë dhe nga Kosova mund të rëndohet shumë shpejtë dhe pritjet e panevojshme në radhë të gjata zgjasin me orë të tëra në të nxehtin e verës. Kjo PPK do të bëjë ndryshim të madh në jetën e të gjithë qytetarëve që e përdorin atë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat