Ish-ambasadori i Kosovës tregon shkakun pse ka rënë papunësia në Kosovë

Aktuale

Ish-ambasadori i Kosovës tregon shkakun pse ka rënë papunësia në Kosovë

Nga: A.ZH Më: 20 qershor 2019 Në ora: 17:09
Muhamet Hamiti, foto: Besnik Hamiti

Kryeministri Ramush Haradinaj, sot ka publikuar disa statistika të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, përmes të cilave ka deklaruar se papunësia në Kosovë për periudhën janar-mars ka rënë për 4.7 %.

“Bazuar në të dhënat zyrtare të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, shkalla e papunësisë në Kosovë, është ulur në 26.9 %, për periudhën janar – mars 2019 në krahasim me periudhën tetor – dhjetor 2018 që ishte 31.6%”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

E ndaj kryeministrit ka reaguar ish-ambasadori i Kosovës në Britani Muhamet Hamiti.

Ai ka thënë se ulja e papunësisë dhe presionit social, ka ardhur si pasojë e largimit të njerëzve nga Kosova, përcjell Bota sot.

Hamiti ka thënë se edhe pse nuk ka studime, mund të konstatohet se me largimin e njerërzve nga vendi, bie presioni social dhe papunësia në vend.

Reagimi i Hamitit:

Ulja e presionit social dhe e papunësisë

Ka pasur njoftime te herëpashershme, në një fazë shumë intensive, për largim të njerëzve nga Kosova, në pjesën më të madhe në kërkim të punës në vende të BE-së, ndonëse flitet edhe për largim të atyre që tashmë kanë punë këtu.

Shënime të përmbledhura për numrin e të larguarve nuk ka.

Ndonëse nuk kam parë ndonjë studim, më bëhet se mund të konstatohet se me largimin e njerëzve bjen presioni social në vend. Poashtu, për rrjedhojë, edhe papunësia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat