Qytetarët demantojnë Haradinajn, thonë se po plason gënjeshtër dhe lajm të pavërtetë

Aktuale

Qytetarët demantojnë Haradinajn, thonë se po plason gënjeshtër dhe lajm të pavërtetë

Më: 20 qershor 2019 Në ora: 17:57
Ramush Haradinaj

Një shkrim lidhur me uljen e përqindjes së papunësisë në Kosovë, i bërë nga kryeministri i vendit në llogarinë e tij zyrtare në Facebook, ka ngjallur reagime të shumta të qytetarëve, të cilët kanë demantuar shkrimin e tij përmes komenteve të shumta, e po ashtu edhe e kanë akuzuar për gënjeshtër dhe lajm të pavertët e gjithashtu edhe e kanë bërë një nga shkakktarët e e ikjes së të rinjëve nga Kosova, shkruan Vizioni.info.

Komentuesit e shumtë që i janë përgjigjur Haradinajt pas publikimit të ktij lajmi, kanë thënë se nuk është e vertët që është ulur papunësia në vend, po është rritur ikja e qytetarëve, sidomos të rinjëve nga vendi. Po ashtu, sipas qytetarëve që kanë komentuar i kanë kujtuar Haradinajt që tashmë një numër shumë i madh i qytetarëve janë larguar dhe vazhdojnë të largohen si pasojë e gjendjes sociale dhe ekonomike në vend. Disa madje i kanë sugjeruar që të mos merret me fantazija port ë punojë dhe të përmirësoj gjendjen socio-ekonomike. Komentuesit kanë shkruar më tej që si pasojë e politikave të deritanishme, në Kosovë, populli i saj tashmë është më i varfëri në rajon dhe Evropë, me politikanë multimilionerë.

Ndryshe, në shkrimin e tij haradinaj ka thënë se bazuar në të dhënat zyrtare të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, shkalla e papunësisë në Kosovë, është ulur në 26.9 %, për periudhën Janar – Mars 2019 në krahasim me periudhën Tetor – Dhjetor 2018 që ishte 31.6%.

“Këto statistika, janë lajm i mirë për gjithë qytetarët tanë dhe dëshmi e zhvillimit të brendshëm ekonomik, megjithëse për Qeverinë e vendit, mbetet shqetësim i vazhdueshëm shkalla e papunësisë në vend. Në këtë përpjekje, do të vazhdojmë angazhimin tonë, për të fuqizuar zhvillimin ekonomik të vendit, duke mbështetur prodhuesit tanë dhe duke tërhequr investime të huaja direkte, të cilat çojnë në hapjen e vendeve të reja të punës dhe rritjen e përgjithshme ekonomike”, ka shkruar më tej Haradinaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat