Kryeziu: Ka kohë që e kam lutur Kadri Veselin të më shkarkoj

Aktuale

Kryeziu: Ka kohë që e kam lutur Kadri Veselin të më shkarkoj

Më: 20 qershor 2019 Në ora: 19:06
Nijazi Kryeziu, ish-këshilltar i Kadri Veselit

Nijazi Kryeziu, ish-këshilltar i Kadri Veselit ka mirëpritur vendimin e kreut të PDK’së që të largojë nga postet publike njerëzit që janë të përfshirë   në aktakuza, përfshirë edhe atë vetë.

Kryeziu,  i përfshirë në aferën ‘PRONTO’,  thotë se kishte dhënë dorëheqje në momentin që ishte ngritur aktakuza ndaj tij.

Madje thotë se ish propozues dhe e kishte lutur Kadri Veselin qysh moti që të marrë një nismë të tillë.

‘’Unë kam dhënë dorëheqje në momentin kur është ngrit aktakuza. Ka qenë vendim i Kadri Veselit. Dhe e kemi diskutu. Jam njëri nga propozuesit që të merret ky vendim gjeneral, jo vetëm për mua. Është koha të jemi jo vetëm të përgjegjshëm por edhe real. Kam qenë kundër që zyrtarët me aktakuzua të kandidojnë dhe të jenë pjesë e institucioneve publike’’ , ka thënë Kryeziu në Frontal.

Tutje ai thotë se ishte ndjerë keq nga një reagim i Ambasadës amerikane ndaj rastit të tij, kjo e cila reagoi dhe bëri presion të vazhdueshëm që institucionet publike të pastrohen nga njerëzit të përfshirë në afera korruptive apo që kanë të ngritur ndonjë aktakuzë.

‘’Ideja është tek profesionalizmi që ne duhet të angazhohemi gjithë. Kur ka dalë Ambasada amerikane me reagim, jam ndjerë keq. Ka pasë 1 vit që kërkojsha që të jem një prej atyre që të jem shembull. Veseli më ka falënderu për korrektësinë, ka thënë e cmoj qasjen tënde. PDK e kemi marrë një pozicion defansiv qe disa vite. Marrim goditje të mëdha’’.

‘’Ska pasë mundësi me bë atë më herët Veseli’’, shtoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat