E thotë Besa Gaxherri: Vetëm kështu mund t`i kthehet vendit dinjiteti

Aktuale

E thotë Besa Gaxherri: Vetëm kështu mund t`i kthehet vendit dinjiteti

Nga: V.R Më: 20 qershor 2019 Në ora: 19:42
Besa Gaxherri

Dorëheqja e Thaçit kthen dinjitetin në vend. Kështu konsideron deputetja e Kuvendit të Kosovës, nga radhët e LDK-së, Besa Gaxherri, e cila për ‘Bota sot’, ndër të tjera, tha presidentit Thaçi, i ka mbet të inskenoj skandale pasi që sipas saj, kjo është e vetmja mënyrë për të tërhequr vëmendjen.

‘Presidenti Thaçi i ka mbetur që të inskenoj skandale për të tërhequr vëmendjen e opinionit, pas shumë skandaleve e veprimeve të tij, të cilat janë shumë të dëmshme për vendin.  Vetëm dorëheqja e tij do të ishte kthyer dinjitetin dhe stabilitetin e vendit, pasi që mundësinë kushtetuese dhe mungesa e dy të tretave të votave e bëjmë të pamundur për ta shkarkuar’, tha ajo.

Tutje, Gaxherri, nuk la pa përmendur neglizhencën totale të kryeministrit Haradinajt.

‘Shtuar këtu pa përgjegjësinë edhe të kryeministrit i cili më shumë bënë veprime taktike për konsum politik ditor në raport me presidentin se sa është korrekt me përgjegjësitë e veta i cili ka obligim kushtetues që të përfaqësoj vendin edhe në dialog me Serbinë dhe në këtë mënzrë presidenti do ishte i detyruar që të luaj rolin e tij kushtetues’, tha Gaxherri.

Deputetja Gaxherri, konsideron se Kosova është në një udhëkryq dhe se sipas saj, populli nuk po e di se nga cili përfaqësues i vendit po i vjen e keqja.

‘Fatkeqësisht për momentin Kosova është në një udhëkryq dhe populli nuk e di se nga cili përfaqësues i vendit po i vjen e keqja më e madhe, prandaj shkuarja në zgjedhje është e domosdoshme dhe e pashmangshme’, tha Gaxherri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat