Përfaqësues nga Kosova e Serbia mbrëmë kanë zhvilluar një takim të fshehtë në Berlin.
Me ndërmjetësim të Gjermanisë, përfaqësues të Kosovës e Serbisë mbrëmë kanë zhvilluar një takim të fshehtë në Berlin.
Përfaqësues nga Kosova në këtë takim ishte ambasadori i Kosovës në Emiratet e Bashkuara Arabe, Avni Arifi dhe shefi i stafit të kryeministrit Haradinaj, Selim Selimi, pjesë e takimit ka qenë edhe Michael O’Riley, ish-avokat i Haradinajt.
Burime të mediave, kanë bërë të ditur se ky takim është mbajtur në zyret e Kancelarisë gjermane dhe aty kanë marrë e pjesë përfaqësuesit e Kosovës, Serbisë, BE-së, Gjermanisë dhe Francës, mirëpo jo edhe përfaqësues nga SHBA-të.
Ndërkaq, pala serbe është udhëhequr nga Marko Gjuriq, drejtor i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovë në qeverinë e Serbisë.