Murati: Haradinaj dikur nuk interesohej fare për dialog, tash po tenton t’i fusë duart në të

Aktuale

Murati: Haradinaj dikur nuk interesohej fare për dialog, tash po tenton t’i fusë duart në të

Më: 20 qershor 2019 Në ora: 21:10
Mbrëmë u takuan fshehtë në Berlin njerëzit e Haradinajt me Marko Gjuriq, ja për çka biseduan

Një takim sekret u mbajt dje në Berlin  mes Kosovës dhe Serbisë. Pluhur çoi përfaqësimi i shtetit kosovar me dy njerëz krejt jo kompetent atje. Ambasadori në Emiratet e Bashkuara, Avni Arifi dhe këshilltari i Ramush Haradinajt, Selim Selimi, bashkë me një avokat ndërkombëtar shkuan në takim me Marko Gjuriqin, siç raportohet në media për të negociuar Asociacionin me kompetenca Ekzekutive. Ndonëse nuk ka ndonjë njoftim zyrtar nga institucionet kompetente, shumë detaje janë shpalosur rreth këtij takimi në mënyrë indirekte.

Njohësi i çështjeve politike, Artan Murati ka thënë se kjo po ndodh si pasojë e vetë komplikimit që ka përfaqësimi i Kosovës në dialog me Serbinë.

‘’Çështja e përfaqësimit të Republikës së Kosovës në bisedime me Serbinë tanimë është e komplikuar dhe këtë komplikim e ka sjellë kryesisht edhe vet qasja refuzuese e kryeministrit Haradinaj për të marrë pjesë ose për ta trajtuar dialogun seriozisht qysh prej fillimit kur ka marrë mandatin si Kryeministër, Haradinaj nuk është se ka shfaqur ndonjë interes të madh për tu marrë me dialogun’’, ka thënë Murati.

Murati thotë se më së paku i takon Avni Arifit që të shkojë në një takim të nivelit të tillë, duke e quajtur krejt absurde këtë zhvillim.

‘Më së paku i takon një ambasadori të akredituar në Emiratet e Bashkuara Arabe që të mirret me dialogun mes Kosovës dhe Serbisë. Fatkeqësisht ky proces është lënë në njëfarë mënyre jetim, pa pasur dikë i cili do të përgjigjet direkt për të gjitha të bëmat e dialogut, sepse kështu ka shkuar prej fillimit kur ka filluar dialogu prej vitit 2018, sa ka qenë dialog teknik edhe tash dialog politik. Vazhdimisht ka pas mungesë serioziteti prej anës së Republikës së Kosovës, që ta trajtojë si duhet dialogun, edhe nëse kjo ka ndodhur realisht, kjo padyshim se është absurde. Edhe nuk e di se për çfarë kompetenca mund të flas zotëri Arifi ose kushdo tjetër, meqenëse edhe delegacioni shtëtëror është për momentin duke u trajtuar nga Gjykata Kushtetutese e lëre më të ketë persona të tjerë të dorës së dytë të cilët shkojnë edhe flasin për të ardhmen e Kosovës në raport me një marrëveshje finale me Serbinë’’, ka thënë Murati.

Madje ai mendon se kjo është intervencë e Ramush Haradinajt që të marrë në duar dialogun, ndonëse dikur e kishte refuzuar.

‘’Nëse vec ka ndodhur, ndoshta është intervencë e zotëri Haradinaj që përmes dikuj të besueshëm të mundohet dhe ta kthejë dialogun pak a shumë në duar të veta dhe të shoh se çka mund të bëj ai ose njerëzit e tij konkretisht për këtë proces. Duke pasur kohë që ka hequr dorë vullnetarisht para ca kohe, ndoshta tash është në tendencë për ta rikthyer në duart e veta duke pa parasysh edhe rëndësinë e madhe që ka ky proces për të ardhmen e Kosovës, ndodhta Haradinaj i ka ra pishman që është tërhjekë prej dialogut qysh prej fillimit’’, shton ai.

Murati dyshon se ky mund të jetë edhe presion ndërkombëtar që të jetësohet marrëveshja rreth Asociacionit për Komunat me Shumicë Serbe.

”Tjetër shpjegim nuk e di çfarë mund të jetë, nuk e di ndoshta mund të jetë ndonjë faktor ndërkombëtarë i cili i bën presion që ta jetësoj marrëveshjen e asociacionit, meqenëse Republika e Kosovës e ka nënshkruar atë marrëveshje dhe tani jemi para një obligimi ndërkombëtare dmth edhe për ta themeluar Aociacionit, edhe kjo mund të jetë një arsye”.

Burimet ndërkombëtare dhe vendore, kanë konfirmuar se një takim i fshehtë ka ndodhur mbrëmë, e mërkurë 19.06.2019, në Berlin.

Sipas tyre, ftesën e njerëzve më të afërt të kancelarës gjermane Angela Merkel, mbrëmë është mbajtur një takim sekret ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Ky takim është mbajtur në zyret e kancelarisë Gjermane dhe aty kanë marrë e pjesë përfaqësuesit e Kosovës, Serbisë, BE-së, Gjermanisë dhe Francës, mirëpo jo edhe përfaqësues nga SHBA-të.

Pala serbe është udhëhequr nga Marko Gjuriq, drejtor i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovë në qeverinë e Serbisë.

Të njëjtat burime ndërkombëtare dhe vendore e kanë konfirmuar se kryeministri Haradinaj tashmë ka pranuar propozimin e Gjermanisë që Kosova të pranojë themelimin e Asociacionit me kompetenca ekzekutive si kompromis kryesor për të arritur marrëveshjen përfundimtare me Serbinë.

Sipas këtij skenari, Serbia nuk do të ketë nevojë ta njoh pavarësinë e Kosovës de jure dhe as te vendosë marrëdhënie diplomatike me Kosovën. Serbia vetëm do ta pranojë faktin se Kosova ka territorin e saj.

Pra, takimi sekret i Berlinit ka pasur si qëllim fillimin e realizimit të skenarit të Gjermanisë për të imponuar si marrëveshje përfundimtare ndërmjet Kosovës dhe Serbisë modelin Gjermano- Gjerman, i cili nuk i siguron njohjen formale Kosovës nga Serbia përkundër kompromisit të dhimbshëm të Kosovës.

Për këtë takim, është deklaruar edhe kryesuesi i Ekipit Negociator, Shpend Ahmeti, duke thënë se nuk kanë fare njohuri për diçka të tillë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat