Daut Haradinaj me një thirrje publike për të gjithë politikanët

Aktuale

Daut Haradinaj me një thirrje publike për të gjithë politikanët

Nga: D.RR Më: 20 qershor 2019 Në ora: 21:18
Daut Haradinaj

Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj, ka kërkuar nga të gjithë kolegët e tij pa dallim partie që ta kalojnë ligjin për sponsorizimin e sportit artit dhe kulturës.

Ai thotë se Kosova e meriton këtë ligj dhe tregon se ka pasur reagime të shumta nga klubet sportive dhe ju ka premtuar mbështetje të pa rezervë.

Postimi i plotë:

Kosova e meriton ta ketë të votuar ligjin për sponsorizimin e sportit artit dhe kulturës, prandaj ju bëj thirrje kolegëve të mi pa dallim partie që ta kalojmë këtë ligj pasi që herët a vonë do të kalojë.
Sot dhe dje kam pranuar reagime të shumta nga klubet sportive dhe ju kam premtuar mbështetje të pa rezervë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat