Abrashi pas përjashtimit nga gara, zbulon diçka të paditur më parë për LDK-në - Bota Sot
Abrashi pas përjashtimit nga gara, zbulon diçka të paditur më parë për LDK-në

Aktuale

Abrashi pas përjashtimit nga gara, zbulon diçka të paditur më parë për LDK-në

Më: 20 qershor 2019 Në ora: 21:55
Arban Abrashi

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe ish-kandidati për kryetar të Prishtinës nga kjo parti, Arban Abrashi, ndërsa ka folur për rrahjet në këtë parti ka thënë se janë përfshira parti të tjera politike dhe se ka qenë një lëshim i organizatorëve.

“Të gjitha faktet tregojnë se kanë qenë të përfshira edhe grupet e tjera, njëri prej familjarëve të kandidatëve aty më ka thënë se atë ditë ai kuvend ka qenë gjithçka përveç i LDK-së, ka qenë një parlament i Kosovës ku ka munguar vetëm partia e Milaim Zekës për shkak se ai ende nuk e ka krijuar partinë” tha Abrashi.

Ai shtoi se ka qenë “lëshim i organizatorëve për shkak se ka qenë dera e hapur për të gjithë banorët, e njëra palë e ka akuzuar palën tjetër për personat që ishin pjesëmarrës”.

Ndërsa sa i përket pretendimeve të anëtarit të LDK-së, Avdi Pireva, se personat që kanë krijuar dhunë janë bandë e Abrashit, ai tha se këto deklarata janë të liga

“Kjo është një deklaratë e ligë prej tij, mbi të gjitha LDK nuk qëndron në atë se çfarë ja bërë ai. Së pari LDK quhet parti e hapur, demokratike e institucionaliste e cila mban kuvende të hapura” tha Abrashi, duke shtuar se Pireva “ka mbajtur kuvende të fshehta dhe e ka shpallur veten kryetar”

E sipas tij, të gjitha këto kanë ndodhur për shkak se të tjerët janë frikësuar nga përkrahja që e ka ai.

“Frika nga përkrahja. Në disa nëndegë ku unë i kam përkrahur kandidatët e caktuar e që mendoj që ata janë të duhurit, mbështetja ka qenë ekstreme, e që kjo është për të mirën e LDK-së por si duket i ka penguar dikujt” tha Abrashi.

Ndërkohë, Abrashi tha se përjashtimi nga gara ka ndodhur për t’i izoluar këto raste, dhe se edhe ai është pajtuar që këto raste të izolohen dhe që sipas tij, është për të mirën e partisë që çështjet të zgjidhen brenda partisë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...