Blerim Devolli para Komisionit Hetimor për Telekomin

Aktuale

Blerim Devolli para Komisionit Hetimor për Telekomin

Më: 21 qershor 2019 Në ora: 07:06
Blerim Devolli

Biznesmeni Blerim Devolli, njëkohësisht pronar i “Z Mobile”, sot do të intervistohet nga anëtarët e Komisionit Hetimor Parlamentar në lidhje me gjendjen në PTK dhe Vala.

Intervista do të mbahet në Kuvendin e Kosovës prej orës 10:00.

Ndryshe, kontrata e “Z Mobile” me Telekomin shihet nga punëtorët si njëra prej arsyeve që e kanë dëmtuar më së shumti këtë ndërmarrje publike.

Sindikalistët dje mbajtën një konferencë ku paralajmëruan se 30 korriku do të jetë dita kur Telekomi do të lirohet nga kjo kontratë.

Ata paralajmëruan edhe një protestë për të hënën në ora 11:00 para selisë qendrore në Dardani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat