Mblidhet Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike

Aktuale

Mblidhet Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike

Më: 21 qershor 2019 Në ora: 07:16
Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike

Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike sot do të mbajë mbledhjen e radhës.

Në rend dite është paraparë shqyrtimi i raportit të Auditimit të PVF-ve të Ndërmarrjes Publike “Kompania Regjionale e Mbeturinave Pastrimi SH.A" për vitin financiar të përfunduar me 31 dhjetor 2018.

Po ashtu, do të bëhet shqyrtimi dhe miratimi i rekomandimeve të dala nga raporti i Auditimit të Performancës, Procesi i Menaxhimit të Grandeve dhe Subvencioneve në sektorin e bujqësisë.

Në këtë mbledhje është paralajmëruar edhe shqyrtimi i raportit të Auditimit për PVF-të e Ministrisë së Zhvillimit Rajonal për vitin e përfunduar më 31 dhjetor 2018.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat