Mediat serbe çmenden me fotografinë e veteranëve kroatë dhe policëve të Kosovës

Aktuale

Mediat serbe çmenden me fotografinë e veteranëve kroatë dhe policëve të Kosovës

Më: 21 qershor 2019 Në ora: 07:22
Fotografia e veteranëve kroatë dhe policëve të Kosovës

Veteranët e luftës së Kroacisë këto ditë kanë qëndruar në Kosovë në shënimin e 20 vjetorit të çlirimit të Kosovës.

Ata kanë vizituar shumë qytete e vende të lavdishme.

Sigurisht, vizita e tyre nuk ka kaluar pa u vërejtur nga mediat serbe.

Këto media janë ndalur të një fotografi e veteranëve kroatë me policët special të Kosovës.

B92 përcjellë një shkrim të gazetës serbe “Blic” ku thuhet se veteranët kroatë e kanë bërë shqiponjën me policët speciale të Kosovës “ROSU”.

Këto media raportojnë se si kroatët në Prizren janë takuar me ROSU dhe më pas se bashku kanë ngrënë darkë në një restorant afër Malishevës.

Më pas ata kanë realizuar fotografi duke e bërë shqiponjën, simbolin e shqiptarëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat