Zëvëndësministri Krasniqi thotë se nuk ka aktakuzë, e quan dezinformatë

Aktuale

Zëvëndësministri Krasniqi thotë se nuk ka aktakuzë, e quan dezinformatë

Më: 21 qershor 2019 Në ora: 09:11
Vesel Krasniqi

Zëvëndësminitri i Bujqësisë, Vesel Krasniqi ka thënë se nuk ka aktakuzë ndaj tij.

Pas lajmit të publikuar dje për zyrtarët e lartë me aktakuzë që udhëheqin institucione të larta, e që njëri ndër ta ishte edhe anëtari i Nismës, vetë Vesel Krasniqi e ka quajtur dezinformatë këtë.

“Dua të ju informojë se muaj më parë drejtësia në Kosovë ka apostrofuar gabimishtē emrin tim në mjetet e informimit gjoja për uzurpim prone, kjo është dezinformatë sepse vllau im ka pasur kontestë toksor për një pronë të blerë me një fqinj i cili ka aktakuzën për uzurpimin e kësaj prone, pastaj prej një dëshmitari që kam dëshmuar në polici ka ndodhur keqkuptimi dhe drejtsia në kosovë ka publikuar emrin tim gjoja se unë jam ozurpatori.
Unë do të inicojë padi ndaj mediave që shpifin me emrin tim” shkruan Krasniqi në reagim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat