Kërkohet nga MAShT-i që të mos miratojë botimin e teksteve të reja shkollore

Aktuale

Kërkohet nga MAShT-i që të mos miratojë botimin e teksteve të reja shkollore

Më: 21 qershor 2019 Në ora: 10:41
Instituti Ed Guard

Instituti Ed Guard, kërkon nga ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqyri Bytyqi, që të mos e miratojë botimin e teksteve të reja shkollore.

Kjo për shkak të mungesës së cilësisë që tekstet e reja përmbajnë.

Në një konferencë për media, drejtori i këtij instituti, Rinor Qehaja, tha se kanë evidentuar një sërë mangësish, në procesin e kontrollimit të teksteve të reja shkollore.

Ai tha se këto tekste nuk kanë ndonjë përmirësim nga testet e mëparshme.

"Ministri të mos miratojë botimin e këtyre teksteve. I kemi diku 55 tekste të miratuara dhe 8 të refuzuara. Kjo do të thotë se rreth 88 përqind e teksteve janë aprovuar për botim. Kjo nxit dyshimet tona pasi ka një numër shumë të madh të teksteve të aprovuara", u shpreh ai.

Valëza Mjeku nga Instituti Ed Guard u shpreh se do të jetë e patolerueshme për të gjithë që tekstet e shumëpritura të mos dallojnë nga tekstet e mëparshme.

"Kërkojmë nga MAShT që të mos ngutet me botimin e këtyre teksteve pa diskutim paraprak për këto tekste", tha ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat