Pas vendimit të Haradinaj, reagon Cakolli: Kjo është vetëm gjysma e punës

Aktuale

Pas vendimit të Haradinaj, reagon Cakolli: Kjo është vetëm gjysma e punës

Nga: G.B Më: 21 qershor 2019 Në ora: 12:07
Ramush Haradinaj

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka tërhequr projektligjin për Financimin e Partive Politike, pasi dhe Shqoëria civile e kërkoi këtë përmes protestave.

Pas kësaj, ka reaguar hulumtuesi nga KDI, Eugen Cakolli, i cili ka thënë se kjo është vetëm gjysma e punës, përcjell Bota sot.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ai ka thënë se tani mbetet që drafti i ri të përfshijë rekomandimet e shoqërisë civile, opinionin e Komisionit të Venedikut si dhe parimeve të ERA-s, në mënyrë që të garantohet transparencë dhe llogaridhënie lidhur me financat e subjekteve politike.

Postimi i tij i plotë:

Vendimi për tërheqjen e projektligjit është më se i duhur.
Por, kjo është vetëm gjysma e punës. Tani mbetet që drafti i ri të përfshijë rekomandimet e shoqërisë civile, opinionin e Komisionit të Venedikut si dhe parimeve të ERA-s, në mënyrë që të garantohet transparencë dhe llogaridhënie lidhur me financat e subjekteve politike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat