“E tmerrshme: Asociacioni në veri më kompetenca ekzekutive”

Aktuale

“E tmerrshme: Asociacioni në veri më kompetenca ekzekutive”

Nga: G.B Më: 21 qershor 2019 Në ora: 12:42
Ilustrim

Profesori Binak Maxharraj, ka komentuar takimin e fshehtë që ka ndodhur në Berlin në mes të palës së Kosovës dhe asaj të Serbisë, përcjell Bota sot.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ai ka thënë se është e tmerrshme që asociacioni në veri do të bëhet me kompetenca ekzekutive.

“A është i vetëdijshëm Kryeministri Ramush Haradinaj se kah po e çon Kosovën, jo haptas por fshehtas, ngadalshëm me qellim po e ndanë Veriun e Kosovës, sepse kjo mundësohet me Aspciacioni Plus me kompetenca ekzekutive”, ka shkruar ndër të tjera Maxharraj.

Më poshtë postimi i tij i plotë:

E tmerrshme: Asociacioni në veri më kompetenca ekzekutive

Ia nisi me takime të fshehta sekrete Presidenti Hashim Thaçi me Presidentin e Serbisë Aleksandër Vuçiq për korrigjimin e kufijve, por projekti i tyre sekret dështoi.

Tani takimet e fshehta po i mbanë edhe Kryeministri Ramush Haradinaj.

Ai pasi që e humbi Çakorrin me 82 mijë hektarë me fajin e tij duke ia falë Malit të ZI mbrëmë qenka mbajtur në fshehtësi më të madhe një takim në Berlin për çështjen e Kosovës.

Në këtë takim sekret Kryeministri Ramush Haradinaj qenka pajtuar, apo e pranon Asociacionin plus për serbët e Veriut më kompetenca ekzekutive si marrëveshje finale me Serbinë.

Por, pa e njohur Serbia Kosovën si shtet të pavarur dhe sovran, për te cilën që sa kohë po insiston Ramush Haradinaj.

A e din Ramush Haradinaj se Asociacioni plus për serbët e Veriut do të thotë një rrafsh i tretë juridik të cilin nuk e pranon Kushtetuta e Kosovës dhe se do te këtë pështjellim kompetencash midis këtij Asociacioni dhe Ligjeve në fuqi në Republikën e Kosovës dhe

A e din Kryeministri i jonë "fortë i dijshëm" së Asociacioni Plus do të thotë ndarje ne hije, shkëputje e ngadalshme e Veriut nga Kosova.

A është i vetëdijshëm Kryeministri Ramush Haradinaj se kah po e çon Kosovën, jo haptas por fshehtas, ngadalshëm me qellim po e ndanë Veriun e Kosovës, sepse kjo mundësohet me Aspciacioni Plus me kompetenca ekzekutive.

Pas humbjes së Çakorrit qëllimshëm, tani Kryeministri Ramush Haradinaj ia nisi edhe një aventure edhe më të rrezikshme për atakimin e sovranitetit të Kosovës.

Kjo do të jetë një barrë e madhe në supet e Kryeministrit të cilin do ta dënojë populli dhe historia do të ja jep epitetin e merituar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat