Është duke vazhduar intervistimi i biznesmenit Blerim Devolli nga komisioni hetimor parlamentar.
Para se të parashtronte pyetje, deputetja Albulena Haxhiu lidhur me kontratën e nënshkruar në mes Z Mobile dhe Telekomit, tha se nëse do të kishte drejtësi në këtë vend, Blerim Devolli do të ishte në cilësinë e të akuzuarit e jo të viktimës.
“Nëse do të kishte drejtësi, ju sot nuk do të ishit në cilësinë e viktimës por të të akuzuarit”, tha Haxhiu.
Ndërsa Devolli i cili pas çdo pyetje konsultohej me këshilltarët e tij, nuk i komentoi akuzat e Haxhiut.