Haradinaj flet për anulimin e Samitit të Parisit: Në dialog kthehemi kur Serbia të jetë e gatshme të na njohë - Bota Sot
Haradinaj flet për anulimin e Samitit të Parisit: Në dialog kthehemi kur Serbia të jetë e gatshme të na njohë

Aktuale

Haradinaj flet për anulimin e Samitit të Parisit: Në dialog kthehemi kur Serbia të jetë e gatshme të na njohë

Më: 21 qershor 2019 Në ora: 16:56
Ramush Haradinaj

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka folur për anulimin e Samitit të Parisit. Ai në një konferencë për media ka thënë se nuk e di se për çfarë arsye është shtyrë një takim i tillë, duke ritheksuar se Kosova është palë serioze në dialog.

Kreu i Qeverisë ka thënë se tashmë është qartësuar situata dhe se në dialog do të kthehen në momentin kur Serbia të jetë e gatshme të njoh pavarësinë e Kosovës, pasi ai thotë se kjo është e vetmja temë që ka mbetur për t’u diskutuar.

“Kaniher thojm, që në sherr del hajri, e ne hajr del sherri. Por është mirë që po qartësohet se çka ka mbet pa u zgjidh. Dialogu teknik e ka konfirmuar se e vetmja gjë që ka mbet pa u zgjidh, është njohja reciproke në kufijtë ekzistues. Kur palët të jenë të gatshme të diskutojnë për njohje recirpoke në kufijtë ekzistues atëherë ulemi në dialog, deri atëherë do të ketë pritje”, ka thënë Haradinaj nga zyra e AAK’së.

Ai thotë se e mira e shtyrjes së Samitit të Parisit është fakti se tashmë në tavolinë ka mbetur vetëm një temë, ajo e njohjes së ndërsjellë, ndërsa sipas tij negative është që Serbia ende nuk është e gatshme të ulet në dialog.

“Hajr është se është sqaruar se opsioni i vetëm që ka mbet në tavolinë është njohja recirpke, e sherr është që Serbia nuk është e gatshme për t’u ulur e biseduar për këtë temë”, ka thënë kreu i Qeverisë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...