Ambasadori amerikan kritikon ashpër Abelard Tahirin

Aktuale

Ambasadori amerikan kritikon ashpër Abelard Tahirin

Nga: A.ZH Më: 21 qershor 2019 Në ora: 17:39
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë Philip Kosnett

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë Philip Kosnett, nuk po i ndal kritikat për drejtuesit e institucioneve të Kosovës.

Ai kësaj radhe ka kritikuar Ministrin e e Drejtësisë nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahirin, përcjell Bota sot.

Ambasadori Kosnett ka thënë se ministri Tahiri ka nënshkruar lirimin e një të dënuari me 15 vjet burgim për krime lufte në rastin e njohur si “Rasti i Kukësit”.

Kosnett ka kërkuar që të ndalen abuzimet me kriminelët e lidhur mirë të sistemit të pushimit mjekësor dhe dënimet e pezulluara.

Reagimi I Kosnett në Twitter:

Ministri i Drejtësisë nënshkroi lirimin e një të dënuari për krime lufte, i dënuar me 15 vjet burgim në rastin e Kukësit, i cili ka vuajtur dënimin më pas se 12 muaj në 3 vitet e kaluara. Abuzimi i rregullt nga kriminelët e lidhur mirë të sistemit të pushimit mjekësor dhe dënimet e pezulluara duhet të ndalen./BS

Image
Postimi i Kosnett
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat