Shtyhet Samiti i Parisit, pritet një Samit në SHBA

Aktuale

Shtyhet Samiti i Parisit, pritet një Samit në SHBA

Nga: Z.B Më: 21 qershor 2019 Në ora: 18:00
Sot është konfirmuar shtyrja pa afat e takimit të Parisit

Sot është konfirmuar shtyrja pa afat e takimit të Parisit e cila është prit të mbahet me 1 korrik ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Një zëdhënëse e qeverisë gjermane, ka thënë se Gjermania dhe Franca do të jenë edhe më tej në kontakt të ngushtë me Kosovën dhe Serbinë.

Ndërsa, në lidhje me takimin e punës së zhvilluar më 19 qershor në Berlin me përfaqësues të Serbisë, Kosovës, Gjermanisë, Francës dhe BE-së, zëdhënësja nuk donte të jepte sqarime.

Ndërkaq, edhe kabineti i presidentit të Francës, Emmanuel Macron, konfirmoi se takimi midis përfaqësuesve të Kosovës dhe Serbisë, i planifikuar të mbahet në Paris më 1 korrik, nuk do të mbahet.

Në lidhje me këtë temë për gazetën “Bota sot”, foli njohësi i çështjeve politike, Kushtrim Kadriu, i cili tha se siç duket edhe tek aleatët ka ndasi, faktori Amerikanë, ngase, siç thotë ai, ka një kohë të gjatë që e shtynë indirekt procesin e shkëmbimit të territorit në mes të Serbisë dhe Kosovës.

Image
Kushtrim Kadriu

“Kurse ai evropian është i barrikaduar kundër shkëmbimit të territorit. Si rrjedhojë e kësaj ngecje siç duket është vendosur që të shtyhet ky samit”, tha Kadriu.

Tutje, ai shtoi se zgjidhja e cila do të jetë ideale, do të ndodhë në ndonjë Samit që do të bëhet në SHBA, ku aty do të realizohet një kompromis i realizuar në praktikë.

Ndryshe, mediet kishin raportuar për një takim të zhvilluar në Berlin për të përgatitur terrenin për takimin e Parisit. Sipas tyre, shkaku i shtyrjes së takimit është mospranimi i Kosovës për pezullimin e taksave doganore ndaj Serbisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat