Rifat Jashari takon Vasfije Krasniqin, ajo shpërthen në lot

Aktuale

Rifat Jashari takon Vasfije Krasniqin, ajo shpërthen në lot

Nga: A.ZH Më: 21 qershor 2019 Në ora: 18:31
Rifat Jashari ka takuar heroinën e Kosovës Vasfie Krasniqi – Goodman

Rifat Jashari sot ka vizituar ekspozitën e QKRMT-së "Bëhu fytyra ime" të realizuar nga autorja Eliza Hoxha e cila po qëndron e hapur në Muzeun e Kosovës në kujtim dhe nderim të viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë.

Aty Jashari ka takuar heroinën e Kosovës Vasfie Krasniqi – Goodman, përcjell Bota sot.

Jashari ka falënderuar Krasniqi – Goodmanin për guximin e saj për rrëfimin publik të ngjarjes traumatike dhe kurajon që u ka dhënë të gjitha viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë për të vazhduar kërkimin e drejtësisë për krimet e kryera ndaj tyre.

Gjatë takimit, Vasifja është parë edhe duke derdhur lotë, ndërsa pranë saj ishte edhe Feride Rushiti./BS

Image
Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat