Behgjet Pacolli: Ja pse po vonohet marrëveshja Kosovë-Serbi, përmend edhe Rusinë

Aktuale

Behgjet Pacolli: Ja pse po vonohet marrëveshja Kosovë-Serbi, përmend edhe Rusinë

Nga: N.Sh Më: 21 qershor 2019 Në ora: 21:44
Behgjet Pacolli

Ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli, ka reaguar pas dështimit të  Samitit të Parisit i cili pritej të mbahej me datën 1 korrik.

Pacolli, përmes një postimi në Facebook, pohon se, pas shtyrjes së këtij takimi do të vonohet edhe arritja e një marrëveshje Kosovë-Serbi.

Sipas tij, Kosova nuk do të mbetet peng i Serbisë.

Ai përmes një shkrimi në Facebook, pohon se, Serbia ka lidhej të forta me Rusinë.

“BE dhe vendet anëtare duhet të ashpërsojnë qasjen ndaj Serbisë”, shkroi Pacolli në Facebook.

Ky ishte shkrimi i plotë i tij:

Takimi i Parisit po shtyhet, me këtë vonohet edhe arritja e Marrëveshjes Kosovë-Serbi. Kosova nuk do të mbetet peng dhe as e izoluar nga teket e Serbisë. Çdo pengesë që i bëhet Kosovës, është pengesë që po i bëhet edhe rajonit në proces të rrugëtimit evropian. Serbia po mbahet e lidhur fortë me Rusi, prandaj vendet tjera nuk kanë pse të mbesin peng i kësaj agjende. BE dhe vendet anëtare duhet ta ashpërsojnë qasjen ndaj Serbisë. Vetëm atëherë Samitet nuk do të shtyhen dhe arritja e Marrëveshjes do të jetë opcion real. Ne vie keq që Serbia preferon vonesat, sabotimet, ekuivoket.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat