Ja si ishte pritur Presidenti Rugova në familjen e Agim Ramadanit

Aktuale

Ja si ishte pritur Presidenti Rugova në familjen e Agim Ramadanit

Nga: K.M Më: 22 qershor 2019 Në ora: 10:08
Pritja e Presidentit Dr. Ibrahim Rugova nga prindërit e Komandant Agim Ramadanit "KATANA"

Në një artikull të gazetës “Bota sot” që mbanë datën 6 nëntor të vitit 2000, me anë të disa fotografive shihet e ilustruar vizita e Presidentit të atëhershëm, tashmë Historik të Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova tek familja e komandantit Agim Ramadani.

Sipas shkrimit, por edhe pamjet në fotografi, tregojnë ngrohtësinë me të cilën është pritur Presidenti Dr. Ibrahim Rugova tek familja e komandatit të Kosharës, komandatit të njërës nga betejat më të suksesshme dhe më të lavdishme të ushtrisë së Kosovës, ajo e thyerjes së kufirit “shqiptaro-shqiptarë”.

Në këtë artikull e shohim babain e Agim Ramadanit duke iu ankuar Presidentit Rugova, se asnjë institucion nuk përkujdeset për ta, nuk pyet nëse kemi për të ngrënë apo për të pirë, nuk pyet nëse kemi nevoj për diçka.

“Asnjë institucion komunal nuk e ka përmendur familjen time në Zhegër. Askush nga këshilli komunal i Gjilanit nuk ka ardhur të më pyes se a kam miell, vaj, dru apo të më gjejnë strehim të përkohshëm... Të gjithë shqiptarët e kanë në zemër Agimin. Nga udhëheqësit politik, disa e kanë në zemër, e disa nuk e gjetën të arsyeshme as t’ia përmendin emrin... Do të vijë dita kur historia do të qetë në shesh shumë gjëra... Si familje e një dëshmori të luftës, nuk jemi veçuar asnjëherë”, kanë thënë ndërë të tjera prindërit e Agimit, babai Hysniu dhe nëna Fetija.

Tutje, babi i Agim Ramadanit kishte lavdruar gazetën “Bota sot” për punën e saj si gazetë duke sjellur informacione të rëndësishme dhe të drejta për të cilat ka nevoj populli shqiptarë, sidomos pas clirimit.

Babë Hysniu, tutje e kishte komentuar edhe vizitën të cilën ia kishte bërë familjes Ramadani, Presidenti Dr. Ibrahim Rugova duke thënë se kur Rugova ka ardhë në familje tonë, nuk ka ardhur për të bërë politikë, por për të na shprehur ngushllime.

Image
Image

 

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat