Zyrtari i LDK-së i kërkon bast publik Ramush Haradinajt

Aktuale

Zyrtari i LDK-së i kërkon bast publik Ramush Haradinajt

Nga: G.B Më: 22 qershor 2019 Në ora: 10:21
Ramush Haradinaj

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se liberalizimi i vizave do të ndodhë në shtator.

Pas kësaj, zyrtari i LDK-së, Bajram Gecaj, i ka kërkuar Haradinajt bast publik, që nëse nuk ndodhë liberalizimi në shtator, le të japë dorëheqje, përcjell Bota sot.

Postimi i tij i plotë në Facebook:

FTESË HARADINAJT PËR BAST PUBLIK!

Ramush Haradinaj: “Ka gjasa reale, mundësitë janë shumë reale që do të merret vendimi në shtator. Nuk do të kishte logjikë që këshilli i ministrave të na vonojë më shumë këtë vendim”!

Unë e ftoi Ramush Haradinajn të vendosë bast publik se nëse liberalizimi nuk do të ndodhë në shtator ai do të epte dorëheqje ... edhe ashtu i ka dalë “boja” kësaj qeverie ... mos-liberalizimi i vizave është pasojë e gazit lotsjellës dhe dhunës së shfrenuar që kishte përdorur Hardinaj me shokë për të ardhë në pushtet ... marrja e pushtet me çdo kusht bart pasojat e veta, edhe pse në këtë rast është populli që e pëson, jo politikanët e papërgjegjshëm ... mos të ishte uria dëshpëruese për pushtet, qytetarët e Kosovës do të mund të udhëtonin lirshëm që nga viti 2017.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat