Këto ishin projektet e rrezikshme që këshilltari i Thaçit nga BIA serbe, kishte për Kosovën

Aktuale

Këto ishin projektet e rrezikshme që këshilltari i Thaçit nga BIA serbe, kishte për Kosovën

Nga: D.RR Më: 22 qershor 2019 Në ora: 13:43
Hashim Thaçi

Presidenti Thaçi pranë vetës kishte një këshilltar serb, i cili ishte pjesëtar i BIA-s serbe. Presidenti e shkarkoi atë vetëm pas raportimit të mediave.

Mirëpo, analisti politik, Faton Abdullahu, thotë se tani kuptohet më së miri se pikërisht ai agjent kishte përgatitur takimin Thaçi-Putin.

Gjithashtu, Abdullahu thotë se në vazhdën e projekteve të këtij spiuni, në fund është synuar shkëmbimi i territoreve me Serbinë.

Postimi i plotë:

Këshilltari i Thaçit dhe fotoja me Putinin.

Si të kuptohet më së miri absurdi kur një serb pjesëtar i BIA-s (Agjencia e Intelegjencisë së Serbisë) emërohet këshilltar i Presidentit Hashim Thaçi ? Mendoj se duke e parë këtë si vazhdim të asaj përpjekje që e ka shtyrë Presidentin tonë ta shtrëngoj dorën e të fotografohet me Presidentin rus Vladimir Putin. Parë nga kjo prizmë gjërat sqarohen më mirë, apo thënë ndryshe, ndërlikohen frikshëm. Nuk ka tjetër. Shpjegimet tjera si – s’kanë pasur informacione në Presidencë, ka qenë lëshim rasti, apo edhe ajo se ka pasur interesa momentale (ai është vllau i një kryetari komune në veri) nuk janë bindëse. Ky këshilltar duhet të jetë pjesë e një projekti prej të cilit Thaçi nuk po hjek dorë. Ky projekt është se në fund synohet shkëmbimi i territoreve me Serbinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat