Ambasadori amerikan e korrigjon deklaratën për ministrin Abelard Tahiri

Aktuale

Ambasadori amerikan e korrigjon deklaratën për ministrin Abelard Tahiri

Më: 22 qershor 2019 Në ora: 14:18
Kosnett është sqaruar për një deklaratë që e ka bërë ndaj ministrit Abelard Tahiri

Ambasadori amerikan në Kosovë Philip Kosnett është sqaruar për një deklaratë që e ka bërë ndaj ministrit Abelard Tahiri.

Ambasadori amerikan në Kosovë Philip Kosnett, shkroi në Twitter se Ministri Tahiri ka nënshkruar lirimin e një të dënuari me 15 vjet burgim për krime lufte.

Ministri i Drejtësisë Abelard Tahiri ka reaguar menjëherë pas këtij postimi, duke thënë se ministria e Drejtësisë nuk ka asnjë kompetencë ligjore për të liruar nga vuajtja e dënimit, apo pezullimi i dënimit për asnjë person.

E gjithë kjo polemik në mes Ambasadorit amerikan e ministrit Tahirit është zhvilluar gjatë ditës së djeshme.

Por sot ambasadori Kosnett, ka reaguar përmes profilit të tij zyrtar në Twitter, ku ka shkruar se sqarohet rreth shkrimit të djeshëm.

“Versioni origjinal i këtij shkrimi thotë se Ministria e Drejtësisë nënshkroi lirimin. Ligji i ndryshuar mbi Ekzekutimin e Sanksioneve Penale lë këtë vendim të duart e gjyqtarëve individualë. E vlerësoj mundësinë për të korrigjuar shkrimin e mëhershëm” shkroi Kosnett.

Ai ka përmirësuar edhe shkrimin e tij origjinal të djeshëm në Twitter.

“Sqarim: Gjykata e Apelit ka urdhëruar Ministrinë e Drejtësisë për të liruar një kriminel luftë të dënuar me 15 vjet burgim në Rastin e Kukësit, ai ka mbajtur më pak se 12 muaj burgim në 3 vjetët e kaluar.  Abuzimi i rregullt nga kriminelët e lidhur mirë të sistemit të pushimit mjekësor dhe dënimet e pezulluara duhet të ndalen”, tha Kosnett.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat