Vetëvendosje i reagon Haradinajt, publikon fakte se cilat çmime të produkteve janë rritur

Aktuale

Vetëvendosje i reagon Haradinajt, publikon fakte se cilat çmime të produkteve janë rritur

Nga: D.RR Më: 22 qershor 2019 Në ora: 14:24
Foto ilustrim

“Viti i ekonomisë? Jo, viti i rritjes së çmimeve”. Kështu e ka nisur Lëvizja Vetëvendosje reagimin ndaj qeverisë Haradinaj, e cila tha se ky është vit i ekonomisë.

VV-ja përmes një komunikate, ka publikuar çmimet e rritura të produkteve elementare për qytetarët.

Postimi i plotë:

Viti i ekonomisë? Jo, viti i rritjes së çmimeve.

Shkalla vjetore e inflacionit në muajin maj 2019, krahasuar me muajin maj 2018, ishte 3.4%. Kjo është shkalla më e lartë në një muaj që nga muaji janar 2013. Rritjet më të mëdha të çmimeve u shënuan në produktet bazë, të cilat përbëjnë pjesën kryesore të shportës së çdo familjeje. Këto çmime janë rritur ende pa u rritur pagat, dhe një rritje e dytë sigurisht se do të ndodhë pas rritjes së pagave. Ndërkohë që pagat pritet të rriten për disa, çmimet po rriten për të gjithë e fuqia blerëse po zvogëlohet më së shumti tek të varfërit.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat