Shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, ka thënë se spiuni serb që ishte këshilltar i Presidentit Thaçi, ishte i burgosur dhe për këtë është dashur të njoftojë shefi aktual i AKI-së, që më herët ishte Drejtor i Policisë, Shpend Maxhuni.
Ai thotë se për këtë presidenti duhet të përgjigjet.
Postimi i plotë:
Emërimi i një spiuni serb si këshilltar i Presidentit paraqet rrezik për sigurinë kombëtare të Kosovës.
Si ka mundësi që Presidenti nuk ka qenë në dijeni për të kaluarën e këtij personi kur dy ish shefa të AKI-së punojnë si këshilltarë të tij?! Ndërkaq, shefi aktual i AKI-së, që i përgjigjet edhe Presidentit, ka qenë Drejtor i Policisë kur ky person i sigurimit serb ishte burgosur nga Policia e Kosovës.
Por, përse Presidenti emëron një spiun serb në kabinetin e tij?! Kush ia ka kërkuar emërimin e këtij personi?! Për këtë Presidenti duhet të përgjigjet.