Limaj: Tafa do të mbetet në kujtesën tonë si patriot

Aktuale

Limaj: Tafa do të mbetet në kujtesën tonë si patriot

Më: 22 qershor 2019 Në ora: 16:36
Limaj: Tafa do të mbetet në kujtesën tonë si patriot

Zëvëndëskryeministri Fatmir Limaj ka marrë pjesë në varrimin e veteranit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Mustafë Hoxha, për të cilin ka shkruar se do të mbetet përherë në kujtesën tonë si intelektual, patriot e ndërmarrës i suksesshëm, por mbi të gjitha si njëri human e modest.

“Sot ia dhamë lamtumirën e fundit veteranit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, mikut dhe bashkëpunëtorit tim, Mustafë Hoxha. Tafa do të mbetet përherë në kujtesën tonë si intelektual, patriot e ndërmarrës i suksesshëm, por mbi të gjitha si njëri human e modest. U prehsh në paqe miku im! I lehtë të qoftë dheu i Kosovës”, ka shkruar Limaj në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat