Haradinaj i kundërpërgjigjet Thaçit, e akuzon për “pazar” me Serbinë

Aktuale

Haradinaj i kundërpërgjigjet Thaçit, e akuzon për “pazar” me Serbinë

Nga: A.M. Më: 22 qershor 2019 Në ora: 16:45
Ramush Haradinaj

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka reaguar pasi që presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, e akuzoi atë se vendimet dhe veprimet e nxituara, të pakoordinuara dhe të gabuara strategjikisht të institucioneve shtetërore të Republikës së Kosovës, kanë dëmtuar rëndë respektin dhe mbështetjen e partnerëve tanë perëndimorë për Kosovën.

Ai ka shkruar në Facebook, se ishte gabim që sovraniteti dhe integriteti territorial i Republikës së Kosovës të paraqitej si pjesë e dialogut me Serbinë

Postimi i plotë:

Ishte gabim që sovraniteti dhe integriteti territorial i Republikës së Kosovës të paraqitej si pjesë e dialogut me Serbinë. Mbrojtja e këtyre shtyllave të shtetit ka një çmim dhe sot populli i Kosovës është krenar që këto i ka prapë të pacenuara. Dëmi që i është shkaktuar Kosovës duke bërë pazar me sovranitet dhe integritet është i madhë, por bashkë jemi vënë në mbrojtje të shtetësisë, integrimeve euro-atlantike dhe zhvillimit ekonomik.

RH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat