Haradinaj e quan mbretëreshë të xhudos Majlinda Kelmendin

Aktuale

Haradinaj e quan mbretëreshë të xhudos Majlinda Kelmendin

Nga: A.M. Më: 22 qershor 2019 Në ora: 19:00
Ramush Haradinaj

Pasi xhudistja Majlinda Kelmendi e mposhti rusen Natalia Kuziutina, në Lojërat Europiane Minsk 2019 në Bjellorusi, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj e quan atë mbretëreshë të xhudos.

Po ashtu, ai ka shkruar në Facebook, se “ekipi i Driton Kukës është shndërruar në emblemë suksesi për Kosovën, duke lartësuar flamurin dhe shtetin tonë në çdo vend të botës”.

Postimi i plotë:

Shkëlqimi i mbretëreshës së xhudos Majlinda Kelmendit, që fitoi medaljen e artë, dhe Nora Gjakova të argjendtën, në Lojërat Europiane Minsk 2019 në Bjellorusi, e rënditë vendin tonë me fuqitë olimpike. Ekipi i Driton Kukës është shndërruar në emblemë suksesi për Kosovën, duke lartësuar flamurin dhe shtetin tonë në çdo vend të botës. Krenar për nderin që po i sjellin Kosovës????

RH

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat