Ish-ambasadori i Kosovës propozon një zgjidhje për dialogun Kosovë - Serbi

Aktuale

Ish-ambasadori i Kosovës propozon një zgjidhje për dialogun Kosovë - Serbi

Nga: A.ZH Më: 22 qershor 2019 Në ora: 19:07
Lulzim Peci

Ish-ambasadori i Kosovës në Suedi, Lulzim Peci, ka thënë se njohja reciproke dhe integrimi në Bashkimin Evropian, nuk janë çështje ekzistenciale për Kosovën dhe Serbinë.

Ai ka thënë se Brukseli e ka humbur autoritetin e tij për shkak të pranimit të idesë së ndarjes dhe mosveprimit në marrjen e vendimit për liberalizimin e vizave, përcjell Bota sot.

Sipas tij, kjo është arsyeja pse dialogu gjendet në një situatë të “patit” dhe në këto kushte, ai ka sugjeruar që në vjeshtë, në Kosovë të mbahen zgjedhjet e parakoshme.

Peci ka deklaruar se vetëm me një qeveri të shumicës së pakontestuar dhe me një Kuvend funksional të ri, mund të fillohet dialogu me Serbinë kah fundit i vitit, që sipas tij, do të ndërmjetësohet nga BE-ja dhe SHBA-ja.

Reagimi i plotë i Pecit:

Njohja e Kosoves nga Serbia nuk eshte ceshtje ekzistenciale per ne, por ajo eshte e rendesishme, pasi jemi fqinje, dhe me te lidhet edhe rrugetimi yne drejte BE-se.

Ne anen tjeter, antaresimi i Serbise ne BE, nuk eshte ceshtje ekzistenciale per te, por eshte e rendesishme, pasi mireqenia e saj varet nga Brukseli, por per kete ajo do te duhet ta njoh Kosoven.

Per kete arsye, pasi njohja reciproke dhe rrjedhimisht edhe integrimi ne BE nuk jane ceshtje ekzistenciale per te dyja vendet, dhe ne te njejten kohe Brukseli e ka humbur autoritetin per shkak te pranimit te idese se ndarjes dhe mosveprimit ne marrjen e vendimit ne liberalizimin e vizave, kemi ardhe ne nje situate te “patit” ne procesin e dialogut.

Ne kete situate, dhe derisa te krijohen kushtet per re-vitalizim te dialogut, qe besoj se nuk do te behet deri ne fund te ketij viti, do te ishte mire qe ne vjeshte te kemi zgjedhje te parakohshme, dhe me nje qeveri qe do te gezoj shumicen e pakontestuar te deputeteve, dhe me nje Kuvend funksional ta ri-fillojme dialogun me Serbine, qe me cdo gjase do te ndermjetesohet nga BE se bashku me SHBA-te.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat