Hoti publikon të “bëmat” e PAN-it, ja për çfarë shpenzuan 20.3 mil euro

Aktuale

Hoti publikon të “bëmat” e PAN-it, ja për çfarë shpenzuan 20.3 mil euro

Nga: A.M. Më: 23 qershor 2019 Në ora: 09:54
Avdullah Hoti

Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka publikuar të dhënat e nga Raport Financiar i Qeverisë për 2018 të udhëhequr PAN.

Po ashtu, ai ka publikuar edhe raportin për komunën e Prishtinës, ku ka shkruar se “duke qenë se mjetet që komuna po ju mbledh qytetarëve nuk po i shpenzon, ndoshta do të ishte më mirë të ju lihen në dispozicion qytetarëve, pasi ata mund t'i shpenzojnë për mirëqenien e tyre”.

Potimi i plotë:
Qeveria e udhehequr nga PAN-i gjate vitit 2018:
1. Ka punesuar 1,245 persona per sherbime te "vecanta", prej te cileve 94 ne Zyren e Kryeministrit,
2. Mban 407 persona te punesuar jashte listes se pagave,
3. Ka paguar 20.3 mil euro per vendime gjyqesore,
4. Ka rritur detyrimet kontingjente ndaj paleve ne vleren prej 196 mil euro,
5. Mjetet e arketueshme (obligime tatimore ndaj shtetit) i kane arritur ne 462 mil euro (nje rritje prej afer 100 mil krahasuar me 2016).
Ne nivel te komunave, Prishtina qendron me se keqi. 
1. Sa i perkete investimeve kapitale, me 2018 ka pasur te planifikuar 38 mil euro. Por, i kane tepruar 57% te mjeteve, apo 23.3 mil euro. Nga keto mjete, 9.5 mil jane mjete te pashpenzuara nga viti 2017.
2. Edhe pse jane dyfishuar faturat e tatimit ne prone ne pjesen qendrore te qytetit dhe po ndertohen banesa te reja ne lagje rreth Prishtines (ne Mat ne vecanti), te hyrat nga tatimi ne prone kane renie.
Duke qene se mjetet qe komuna po ju mbledh qytetareve nuk po i shpenzon, ndoshta do te ishte me mire te ju lihen ne dispozicion qytetareve, pasi ata mund t'i shpenzojne per mireqenien e tyre.
(Te dhenat jane nga Raport Financiar i Qeverise per 2018).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat