Lajm i keq për Thaçin dhe Vuçiqin

Aktuale

Lajm i keq për Thaçin dhe Vuçiqin

Nga: A.ZH Më: 23 qershor 2019 Në ora: 11:53
Hashim Thaçi dhe Aleksandar Vuçiq, foto ilustrim nga "Bota sot"

Ish-anëtari i Partisë Parlamentare të Kosovës në vitet e 90-ta Sali Rexhaj, ka komentuar deklaratën e presidentit të vendit Hashim Thaçi për dështimin e takimit të Parisit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Ai ka thënë se Thaçi, njësoj si Serbia e ka shpallur Kosovën fajtore për dështim të takimit të paraparë të mbahej më 1 korrik, përcjell Bota sot.

Ndërsa, teksa ka komentuar akuzat e rënda që Thaçi i ka bërë ndaj kryeministrit Ramush Haradinaj për takimin sekret në Berlin, Rexhaj ka thënë se Thaçi është eliminuar nga dialogu për ndarje të Kosovës.

Ai ia ka kujtuar Thaçit se edhe vet ishte takuar fshehtë me presidentin serb Aleksandar Vuçiq. Por, sipas tij, Vuçiq ka hequr dorë nga Serbia e madhe dhe nuk e konsideron partner Thaçin.

Reagimi i plotë i Rexhajt pa ndërhyrjen e redaksisë:

Hashim Thaqi, ne prononcimin e fundit e paska shpalle Kosoven fajtore per deshtimin e takimit te nje korrikut ne Paris. Ne fakt qeverin e Ramushit.

Njejte si Serbia

Ndersa vet deklaron koheve te fundit se nuk e heqim taksen.

Takimin e mshefte teknik te Avni Arifit me Gjuriqin ne Berlin e paska kritikuar rende.

Ketu tani na dalin dy qeshtje fundamentale.

1) Gjuriqin e dergoj ne takim Vuqiqi kurse Avniun e dergoj Ramushi. Pra definitivishte Thaqi eshte eleminuar nga dialogu per ndarje te Kosoves.

2) Kurse sa per vet takimin, Hashimi shpejte paska harruar se edhe vet eshte takuar mshefte me Vuqiqin ne disa raste.

Madje edhe tani ne Minsk te Bellorusise se diktatorit Llukashenko, te dyte ndodhen atje. Por tani eshte problem se Hashimin nuk e konsoderon partner as vet Vuqiqi i cili ka heqe dore nga Serbia e Madhe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat